Sunday, December 22, 2024

YouTube thotë se ka 100 milionë përdorues me pagesë

Shpërndaje

Google tha ditën e sotme se YouTube ka më shumë se 100 milionë përdorues me pagesë në YouTube Music dhe YouTube Premium.

Në Nëntor të 2022 kompania raportoi për herë të fundit se platforma kishte 80 milionë përdorues me pagesë.

Në fillim të javës CEO Sundar Pichai tha se biznesi i abonimeve të Google, që përfshin planet me pagesë të YouTube, gjeneron 15 miliardë dollarë në vit.

Gjiganti i kërkimit lançoi YouTube Music në 2015-ën. Asokohe për 9.99 dollarë YouTube ofron abonimet Red pa reklama të cilat kishin qasje edhe në Play Music.

Në 2018-ën abonimi Red u ribrandua në YouTube Premium. Ndërkaq vitin e kaluar kompania nisi një fushatë kundër bllokuesve të reklamave për të cilët thotë se shkelin termat e shërbimit. /PCWorld Albanian

Të Tjera

Të Rekomanduara