Sunday, December 22, 2024

Podvorica: Fleni rehat, shpirtat e mi, vajza është në duar të sigurta, është gjetur nga policia gjermane.

Shpërndaje

Mërgimtari Xhavit Podvorica, i cili jeton në Zvicër, dje ka njoftuar se ka ndodhur një ngjarje e trishtueshme – rrëmbimi i vajzës së tij. Ai fillimisht e kishte shpërndarë këtë informacion në Facebook, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si policia zvicerane po e menaxhon situatën.

Pas disa video-mesazheve të postuara në Facebook, Podvorica ka informuar se vajza e tij është lokalizuar nga policia gjermane.

Në orët e mbrëmjes, ai ka dhënë lajmin se vajza e tij tashmë është në duart e policisë dhe është gjetur jo larg qytetit të Hamburgut.

Publikimi ose kopjimi i materialeve nga INTERLAJMI nuk është i autorizuar pa cituar burimin. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ndjekjen e normave etike të gazetarisë. /www.interlajmi.com

Të Tjera

Të Rekomanduara