Sunday, December 22, 2024

Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë, dyshohet se e qëlloi veten me armë – zbuloni më shumë!

Shpërndaje

Një person është plagosur në një incident të armatosur në Prishtinë, raporton INTERLAJMI.

Sipas informacioneve të para, ky rast i plagosjes në Prishtinë përfshin një individ që dyshohet se ka qëlluar veten në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë së tij.

Siç mëson INTERLAJMI, i plagosuri është Julian Bisao, shtetas rumun, dhe është plagosur në objektin ku banon.

Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendngjarje, ku i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Të Tjera

Të Rekomanduara