Zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë edhe deputetë të Parlamentit shpeshherë kanë qenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia.
Një rast i tillë i ka ndodh më 11 maj edhe Anton Qunit, deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputeti Quni e ka denoncuar sot rastin, për një qytetar që e ka kërcënuar përmes rrjetit social, Facebook.
Sipas informacioneve te para, i dyshuari i është drejtuar Qunit me fjalët: “O këlyshi i Millosheviqit, rugoviqat e kanë vendin ne Beograd”.
Quni nuk ka folur ende për rastin, ndonëse është pyetur nga Gazeta Sinjali.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar nën dyshimet e veprës penale “Kanosja”.