Sunday, December 22, 2024

Kryeparlamentari serb i Malit të Zi po përdor retorikë kundër Kosovës, dhe kjo po nxitët nga Vuçiqi.

Shpërndaje

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, foli për disa “koordinata” të identitetit serb, siç tha, duke e përmendur Kosovën.

“Identiteti ynë është i përcaktuar me Besëlidhjen e Kosovës dhe me këtë qytet më të madh nëntokësor”, tha ai. “Këto dy koordinata përcaktojnë identitetin e popullit serb dhe ne serbët duhet të sillemi në harmoni dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin”, tha Mandiq.

Nga një fshat në Republika Srpska, ai tha se serbëve në Leposaviq iu ndalua ta shfaqin flamurin serb.

“Nuk duam të na ndodhë ajo që po ndodh me bashkatdhetarët tanë në Kosovë. Sot në ditën e Shën Vasilit të Ostrogut nuk lejohen ta përhapin trengjyrëshin serb në Leposaviq. Kështu na dënuan për trengjyrëshin: të arrestuar, të rrahur, të gjykuar. E kuptoj që nuk mund të jetë mirë për të gjithë kombin tonë, nëse një pjesë e tij është e keqe. Më vjen keq veçanërisht që populli ynë është i kërcënuar në Kosovë, pasi ju keni kaluar një kalvar të tmerrshëm këtu”, tha Mandiq.

Duke komentuar paralajmërimin se Mali i Zi do ta mbështesë rezolutën për Srebrenicën në OKB me dy amandamentet e propozuara, Mandiz tha se po bëjnë presion që kjo të mos ndodhë.

“Këto ditë ne po i bëjmë presion kryeministrit Spajiq dhe Qeverisë së Malit të Zi që të heqin dorë nga vendimi i shpallur për ta mbështetur një rezolutë në OKB dhe Asamblenë e Përgjithshme që ka për qëllim popullin serb dhe kundër Republika Srpska-s dhe Serbisë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Mandiq.

Të Tjera

Të Rekomanduara