Sunday, December 22, 2024

Biden: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është kyç për të ardhmen paqësore të rajonit

Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportojnë mediat serbe, n letrën e Bidenit për Vuçiqin theksohet se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, është kyç për të ardhmen paqësore dhe të suksesshme të Serbisë dhe rajonit”.

Biden në këtë letër mes të tjerash, ka inkurajuar Serbinë që të marrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën.

Ai po ashtu ka përmendur se për normalizim të shpejtë, duhet të përfshihen edhe kompromiset po që se është e nevojshme.

Biden ka garantuar se SHBA-ja do të punojë ngushtë me Serbinë e Kosovën dhe Bashkimin Evropian në dialog.

Inkurajoj Serbinë të bëjë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromise kur të jenë të nevojshme, me synim që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet ndër të tjera në letrën e Biden për Vuçiqin.

Të Tjera

Të Rekomanduara