Saturday, May 18, 2024

Bardhi në Forumin Ndërkombëtar për Siguri: Shqipëria duhet të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Shpërndaje

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga “Forumi Ndërkombëtar për Siguri” në Kongresin Amerikan, ku sipas tij diskutimi u përqendrua tek ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bardhi u shpreh se siguria është parakusht për çdo zhvillim politik, ekonomik dhe institucional.

Ai shtoi se “Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në sigurinë e rajonit, më së pari duke dhënë shembullin e një vendi me demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar; si dhe të kontribuojë e lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO”.

“Siguria është parakusht për çdo zhvillim politik, ekonomik dhe institucional. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në sigurinë e Rajonit, më së pari duke dhënë shembullin e një vendi me demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar; si dhe të kontribuojë e lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO”.

Ai shtoi se “gjatë forumit pata kënaqësinë të takohem edhe me Asistent Sekretaren e Shtetit për Çështjet Legjislative znj. Naz Durakõglu, si dhe Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE znj. Pia Kauma”.

/AlbanianPost

Të Tjera

Të Rekomanduara