Monday, December 23, 2024

Albin Kurti do të takohet nesër vetëm me Memli Krasniqin, dhe në tavolinë do të diskutohen dy tema.

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre liderët opozitar që e ka pranuar ftesën e shefit të ekzekutivit.

Sipas Kurtit, në këtë takim pritet të diskutohet rreth agjendës legjislative, ndërsa sipas Krasniqit për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Mirëpo, ftesa e Kurtit ka marrë përgjigje negative nga Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj derisa Partia Demokratike e Kosovës do të jetë e pranishme në këtë takim.

Këta të fundit kanë thënë se do të diskutojnë me kryeministrin Kurti për zgjedhjet e reja parlamentare.

“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim”.

Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë”.

Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.

Ndërkaq kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur negativisht ftesës së kryeministrit Kurti për darkë pune.

Në përgjigjen që kreu i LDK-së ia ka kthyer kryeministrit Kurit, thuhet se e konsideron të vonuar këtë ftesë për takim, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur negativisht ftesës së kryeministrit Kurti për darkë pune që do të organizohet të hënën më 13 maj.

Në përgjigjen që kreu i AAK-së, ia ka kthyer kryeministrit Kurit, thuhet tematikat e kësaj darke bien nën përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare, në këtë rast Besnik Tahirit, i cili e udhëheqë grupin e AAK-së.

Të Tjera

Të Rekomanduara