BallinaLajmeBotaAfro 16 mijë të huaj luftojnë në radhët e forcave të armatosura...

Afro 16 mijë të huaj luftojnë në radhët e forcave të armatosura të Ukrainës

Published on

spot_img

Rreth 16 mijë vullnetarë të huaj nga 72 shtete të ndryshme janë aktualisht pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës, bëri të ditur përfaqësuesja për të drejtat e ushtarakëve Olha Reshetylova

Sipas saj, afro 40 për qind e luftëtarëve të huaj vijnë nga vendet e Amerikës Latine.

Deklarata u publikua nga agjencia ukrainase e lajmeve Interfax-Ukraine.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar më herët se ushtria ukrainase numëron rreth 880 mijë ushtarë.

Për shkak të luftës së zgjatur me Rusinë, Kievi po kërkon të forcojë më tej kapacitetet ushtarake.

Në qershor, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, njoftoi se synimi është që rekrutët e huaj të përbëjnë deri në 50 për qind të njësive të sulmit dhe këmbësorisë.

Për të tërhequr vullnetarë nga vende të ndryshme të botës, Ukraina ofron një pagë mesatare mujore prej rreth 6 700 dollarësh amerikanë, një nga incentivat kryesore për rekrutimin e luftëtarëve të huaj.

Ukraina krijoi Legjionin Ndërkombëtar menjëherë pas nisjes së pushtimit të plotë rus në vitin 2022, me qëllim rekrutimin e vullnetarëve të huaj.

Ndërkohë, edhe në anën ruse raportohet se luftojnë shtetas të huaj.

Latest articles

Kurti e quan “mik” Abdixhikun: LDK është dashur të vijë në bashkëqeverisje, nuk iu ofrova pak

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për presidentin, duke...

“Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy”

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 alarmoi se çfarë mund të ndodhë...

Kosova shpall “non grata” shefin e Telekomit të Serbisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë...

Kosova ndër të fundit në zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, rrezikon humbjen e fondeve

Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet me progresin më të ngadalshëm në zbatimin e...

More like this