Sunday, December 22, 2024

“Është koha që kjo luftë të marrë fund” | Bideni prezanton propozimin e Izraelit për fundin e luftës në Gaza

Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Hamasit të pranojë propozimin e ri të Izraelit për t’i dhënë fund konfliktit, duke theksuar se “është koha që kjo luftë të përfundojë”, raportoi BBC.

Propozimi përbëhet nga tre faza dhe fillon me një armëpushim gjashtë-javor. Gjatë kësaj periudhe, forcat izraelite do të tërhiqeshin nga zonat e banuara të Gazës.

Ndihma humanitare do të shtohej dhe do të kryhej një shkëmbim pengjesh për të burgosurit palestinezë, përcjell INTERLAJMI.

Marrëveshja synon të çojë në një ndalim të përhershëm të armiqësive dhe në një plan të gjerë për rindërtimin e Gazës.

Në një konferencë për media të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë të premten, Biden deklaroi se faza e parë e planit përfshin një armëpushim të plotë.

“Ky është një moment vendimtar. Hamasi duhet të pranojë armëpushimin. Kjo marrëveshje është një mundësi për të treguar nëse janë seriozë.”

Ai theksoi se me këtë marrëveshje, 600 kamionë me ndihma do të hynin çdo ditë në Gaza.

Faza e dytë do të përfshinte lirimin e pengjeve që janë gjallë, përfshirë ushtarët.

Faza e tretë do të përfshinte kthimin e të gjitha pengjeve që besohet se kanë vdekur në Gaza dhe zbatimin e planit të madh për rindërtim me ndihmën e SHBA-së dhe shteteve të tjera.

Të Tjera

Të Rekomanduara