Monday, December 23, 2024

Kurti: Përkundër fushatës së Serbisë, sot bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Sofja sot ishte vendtakimi në të cilin u bë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka përgëzuar të gjithë zyrtarët e shtetit që punuan për këtë arritje.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.  Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë”, shkroi Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka falënderuar edhe partnerët që me votën e tyre i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë.

“Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, shtoi më tej ai.

Të Tjera

Të Rekomanduara