Monday, December 23, 2024

Sveçla reagoi pas aksionit në veri, duke përgëzuar të gjitha institucionet për suksesin.

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar se Policia i ka mbyllur 6 njësi të institucionit të jashtëligjshëm financiar të Serbisë në Kosovë, duke shtuar se aksioni u ndërmorr për ta vendosur ligjshmërinë pas autorizimit të prokurorit.

“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës”, shkroi Sveçla në Facebook.

Ministri thotë se “sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi”.

“Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar”, tha ai në reagimin e tij.

Të Tjera

Të Rekomanduara