Monday, December 23, 2024

Ish-këshilltari i Donald Trump: SHBA-ja mund të largohet nga NATO nëse Trumpi fiton zgjedhjet

Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të largohet nga NATO, nëse Donald Trump fiton zgjedhjet në nëntor.

Kështu ka deklaruar ish-këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, John Bolton, shkruan CNN.

“NATO do të ishte në rrezik të vërtetë, unë mendoj se ai do të përpiqet të largohet”, ka thënë Bolton, në një pjesë të librit “Kthimi i Fuqive të Mëdha”, i cili do të publikohet me datën 12 mars.

Përndryshe, Trump është ankuar prej kohësh për shumën që anëtarët e NATO-s shpenzojnë për mbrojtjen në krahasim me SHBA-në.

Në “Kthimi i Fuqive të Mëdha”, këshilltarë të shumtë rrëfejnë me detaje se si Trump për pak e largoi SHBA-në nga NATO në samitin e aleancës në 2018 në Bruksel.

Të Tjera

Të Rekomanduara