Monday, December 23, 2024

Rreth 250 mijë euro rroga: Përfitimet e deputetëve të Listës Serbe pa shkuar kurrë në Kuvend

Shpërndaje

Në nëntor të vitit 2022, dhjetë deputetë të Listës Serbe u betuan në parlamentin e Kosovës, pasi paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje. Këta deputetë, si dhe ata që iu paraprinë, karakterizohen nga sjellje të ngjashme.

Pas më shumë se një viti që nga betimi i tyre, këta deputetë pjesëmarrin në mbledhjet plenare të Kuvendit të Kosovës vetëm një herë çdo gjashtë muaj, duke ruajtur kështu mandatin e tyre përmes së shfrytëzuarit të boshllëqeve në legjislacion.

Edhe pse ndjekin këtë praktikë, ata vazhdojnë të marrin rrogat e tyre në mënyrë të rregullt. Nga nëntori i vitit 2022 deri në shkurtin e vitit 2024, këto rroga arritën një total prej rreth 250 mijë eurove.

Kjo shumë, që përllogaritet në 250 mijë euro, është fituar pa qenë prezent fizikisht në vendin e punës në Kuvendin e Kosovës.

Në vitin 2023, rroga mujore e një deputeti ishte 1,722 euro. Duke shumëzuar këtë me numrin e deputetëve të Listës Serbe, totali mujor arrin mbi 17 mijë euro. Duke e shumëzuar këtë total me 13 muaj, arrin në mbi 220 mijë euro, dhe me rritjen e pagave në janar të këtij viti, totali arrin në gati 250 mijë euro.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, një deputet humbet mandatin vetëm nëse mungon pa ndërprerje për gjashtë muaj në seancat e Kuvendit.

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur këtë veprim të deputetëve të Listës Serbe si një shfaqje të përsëritur papërgjegjshmërie. Për të adresuar këtë çështje, po hartohet një kod etike, pasi rregulloret aktuale bazohen në një Kushtetutë që është relativisht liberale në lidhje me detyrimet e deputetit dhe nuk lejon heqjen e mandatit për mungesë.

Përveç rrogave nga Kuvendi i Kosovës, shumë nga këta deputetë dhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe marrin gjithashtu rroga nga buxheti i Serbisë.

Publikimi ose kopjimi i materialeve nga INTERLAJMI nuk është i autorizuar pa cituar burimin. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ndjekjen e normave etike të gazetarisë. /www.interlajmi.com

Të Tjera

Të Rekomanduara