BallinaLajmeKosovaAktakuzë ndaj 20 personave për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë gjatë...

Aktakuzë ndaj 20 personave për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë gjatë luftës

Published on

spot_img

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjakovë. Në mesin e të akuzuarve dyshohet se është edhe Milan Radojiçiç.

Prokuroria përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se të pandehurit akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999, M.K., në cilësinë e shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R.Ç., në cilësinë e komandantit të njësive të Policisë së Posaçme (PJP), dhe M.D., në cilësinë e komandantit të Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me të pandehurit P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R., M.Sh., M.R., S.G. dhe T.A., në cilësinë e pjesëtarëve të njësive të lartcekura, akuzohen për pjesëmarrje në vrasjen e 107 civilëve gjatë një operacioni të gjerë ushtarako-policor”, thuhet në njoftim.

Aktakuza thotë se gjatë këtij operacioni të pandehurit fillimisht kishin ndarë gratë dhe fëmijët nga burrat.

“Gratë janë plaçkitur, duke iu marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat janë ekzekutuar, disa në shtëpitë dhe oborret e tyre, e disa në lokacionin e njohur si ‘Ura e Taliqit’. Po ashtu, shtëpitë janë djegur”.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë. Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Sa i përket përkatësisë etnike, 10 mijë e 794 ishin shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, ndërsa të tjerët i përkisnin komuniteteve të tjera.

Një plagë tjetër e kësaj periudhe janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.

Ndërkaq, në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi rekomandoi që vendet e ish-Jugosllavisë, përfshirë Kosovën, t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet e kryera në territorin e tyre.

Latest articles

Kurti e quan “mik” Abdixhikun: LDK është dashur të vijë në bashkëqeverisje, nuk iu ofrova pak

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për presidentin, duke...

“Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy”

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 alarmoi se çfarë mund të ndodhë...

Kosova shpall “non grata” shefin e Telekomit të Serbisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë...

Kosova ndër të fundit në zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, rrezikon humbjen e fondeve

Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet me progresin më të ngadalshëm në zbatimin e...

More like this

Kurti e quan “mik” Abdixhikun: LDK është dashur të vijë në bashkëqeverisje, nuk iu ofrova pak

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për presidentin, duke...

“Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy”

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 alarmoi se çfarë mund të ndodhë...

Kosova shpall “non grata” shefin e Telekomit të Serbisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë...