BallinaLajmeKosovaGjini: Albin Kurti e ka uzurpuar pushtetin në Kosovë

Gjini: Albin Kurti e ka uzurpuar pushtetin në Kosovë

Published on

spot_img

Kryetari i Aleancë, Ardian Gjini, në një konferencë për media, vlerësoi se situata politike dhe kushtetuese në Kosovë ka arritur në një moment, i cili mund të jetë “ndër më kritikët në historinë e Kosovës”.

Ai akuzoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, se e ka uzurpuar pushtetin në Kosovë.

“Sot Kosova nuk ka president, nuk ka as ushtrues së detyrës së presidentes. Kosova nuk ka kryetar Kuvendi nuk ka as nënkryetar Kuvendi. Kosova nuk ka kryeministër legal, as kryeministër në detyrë legal. Kosova e ka vetëm një person i cili e ka uzurpuar pushtetin në Kosovë”, tha ai.

Gjini gjithashtu e ka cilësuar si “grusht shtet” situatën aktuale politike.

“Nuk ka emër tjetër kjo situatë pos grusht shtet i brendshëm, që nuk realizohet nga falangat ushtarake, por prej njerëzve të cilët në mënyrë më brutale e shfrytëzojnë legjitimitetin e brishtë demokratik për t’i uzurpuar institucionet e shtetit”, ka thënë ai.

Sipas Gjinit legalisht askush nga ata që janë betuar sot si deputetë nuk guxojnë të hyjnë në zyrat e qeverisë, presidencës apo ministrive përkatëse.

“Nëse në Kosovë ka rend dhe ligj edhe kushtetutë asnjëri prej tyre nuk duhet të hyjë në zyre. Të gjithë zyrtarët civil që sot hartojnë ose nënshkruaj dokumente të cilat vijnë me urdhëresë cilido prej ministrave ose kryeministrit e shkelin ligji, edhe për këtë një ditë do të përgjigjen”.

Ai ka refuzuar sërish takimin me Kurtin.

“Këto gjashtë pikat kanë qenë një test i thjeshtë: a është në gjendje ky person: ‘po do i përfundojë këto punë’, të cilat nuk kanë lidhje me Aleancën”.

Kurti, në seancën konstituive të legjislaturës së 11-të kërkoi më shumë kohë për të prezantuar emrin e kandidatit për kryeparlamentar. Këtë shtyrje ai e tha se po e kërkon për shkak të negociatave për formim të institucioneve me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Latest articles

Aktakuzë ndaj 20 personave për vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë gjatë luftës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte kundër popullsisë civile...

Ekstradohet nga Spanja në Kosovë një i dyshuar për tentimvrasje

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e...

Afro 16 mijë të huaj luftojnë në radhët e forcave të armatosura të Ukrainës

Rreth 16 mijë vullnetarë të huaj nga 72 shtete të ndryshme janë aktualisht pjesë...

More like this