Monday, December 23, 2024

Grand Slami i Parisit: Edhe Akili ndalet në çerekfinale, vazhdon në repesazh për të bronztën

Shpërndaje

Edhe Akil Gjakova është mposhtur në fazën çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Paris.

Xhudisti kosovar pësoi humbje nga xhudisti nga Uzbekistani, Shakhram Akhadov.

Megjithatë, Gjakova është ende në garë për medaljen e bronztë.

Ai në ndeshjen e parë të repesazhit do të përballet me xhudistin nga Moldavia, Adil Osmanov.

Në repesazh është po ashtu edhe Dardan Cena në kategorinë e njëjtë, kurse Laura Fazliu u ndal në raundin e tretë.

Të Tjera

Të Rekomanduara