Sipas deklarimit të gruas në Stacionin Policor në Leposaviq, gjithçka kishte nisur derisa ajo po kthehej nga Rashka.
Në një moment, një motoçiklist kishte tejkaluar kolonën e automjeteve, për t’u ndalur më pas në mes të rrugës, duke ia penguar lëvizjen.
Sipas denoncimit, ai kishte goditur me dorë xhamin e derës në anën e shoferit dhe më pas kishte thyer retrovizorin e majtë të automjetit.
Pas incidentit, ankuesja është paraqitur në Polici, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me ngjarjen.
Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprën “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë eventuale të personit të dyshuar.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Burimi: Sinjali.com


