Sipas informacioneve fillestare, gjatë përleshjes një person që drejtonte një Mercedes GLE të zi dyshohet se e ka goditur me automjet Ramiz Aliun rreth 41 vjeç dhe e ka tërhequr zvarrë deri në një lokacion tjetër, ku më pas viktima është sulmuar fizikisht nga disa persona.
Aliu ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Në kuadër të hetimeve, Policia ka shkuar në adresën e banimit të Tullarit, por nuk e ka gjetur. Atij i është lënë ftesë për t’u paraqitur në stacion policor.
Për rastin janë iniciuar hetime për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit person të përfshirë.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Burimi: Sinjali.com


